
Vizioni
Të zhvillohemi si një grup lider në rajon në ofrimin e shërbimeve profesionale dhe zgjidhjeve industriale, duke ndërtuar një ekosistem të integruar që rritet në mënyrë të qëndrueshme.
Misioni
Ne përshtatemi me nevojat e tregut dhe të klientëve tanë, duke ofruar zgjidhje fleksibël dhe profesionale në çdo industri ku operojmë.Synimi ynë është të rrisim performancën dhe suksesin e partnerëve tanë.

Filozofia e punës
Ne besojmë se vlera e vërtetë krijohet përmes marrëdhënieve të qëndrueshme me klientët dhe punonjësit tanë.Qëllimi ynë është të jemi zgjedhja e parë për partnerët tanë, duke ofruar:
Historiku i AlbGroup

Në vitin 2011 themelohet AlbPastrim, si një nga kompanitë e para të strukturuara profesionalisht në Shqipëri në fushën e shërbimeve të pastrimit dhe mirëmbajtjes. Fokusi fillestar ishte administrimi dhe mirëmbajtja e hapësirave të përbashkëta dhe ambienteve institucionale, duke vendosur bazat e një standardi të ri shërbimi në treg.

Vetëm një vit pas themelimit, AlbPastrim zgjerohet ndjeshëm përmes bashkëpunimeve me institucione dhe universitete të rëndësishme, duke forcuar pozicionin e saj si partner i besueshëm në shërbime profesionale dhe mirëmbajtje institucionale.

Në vitin 2013, grupi zgjerohet me krijimin e AlbSolution, duke hyrë në fushën e furnizimit me produkte dhe materiale profesionale për pastrim. Ky hap shënoi fillimin e transformimit nga një kompani shërbimesh në një strukturë më të gjerë biznesi dhe operimi profesional.

Në vitin 2017 themelohet AlbAcademy, duke ofruar kurse profesionale të çertifikuara, konsulencë me ekspertët më të mirë në treg dhe projekte në bashkëpunim me institucione ndërkombëtare, me fokus zhvillimin profesional dhe kapitalin njerëzor.

Sot, AlbGroup operon si një grup kompanish i strukturuar që përfshin:
Grupi vazhdon të zhvillohet si një ekosistem i integruar që kombinon operacionin, furnizimin dhe edukimin profesional.








Got questions? Ideas? Fill out the form below & our specialist will contact you.